No ICE? No Fun!

Sepse momentet më të bukura shërbehen të ftohta. Ne prodhojmë dhe shpërndajmë akull ushqimor premium — me standarde HACCP dhe logjistikë të shpejtë.

Crystal Ice hero - kube akulli në gotë

Rreth Nesh

“Sepse momentet më të bukura shërbehen të ftohta.”

Historia

Që prej vitit 1997 jemi pionierë në tregun shqiptar, duke qenë kompania e parë që solli konceptin e shitjes me pakicë të akullit në Shqipëri dhe duke vendosur standarde të reja në cilësi dhe besueshmëri. Gjatë viteve kemi arritur të bëhemi furnizuesi më i madh i akullit në vend, të besuar nga franchise-t më të mëdha në vend, zinxhirët e supermarketeve, pikat e karburantit, hotelet, restorantet dhe bizneset lokale në të gjithë Shqipërinë. Emri ynë është bërë sinonim i zhvillimit, qëndrueshmërisë dhe ekselencës — partneri i parë për klientët që kërkojnë më të mirën.

Vlerat

  • Pastërti — food-grade, kristal, pa aromë/shije
  • Besueshmëri — standard i qëndrueshëm, HACCP
  • Shpejtësi — shpërndarje ditore, zinxhir i ftohtë
  • Kënaqësi Klienti — mbulim gjerë & asistencë
servirje me kube akulli
HACCP HACCP

Produktet

Akull i certifikuar, i freskët dhe i sigurt — gati për çdo rast.

Akull i Thërrmuar

Akull i Thërrmuar

I përsosur për koktejle, smoothie dhe ekspozime me fruta deti — shkrihet njëtrajtshëm për freski maksimale.

Shiko detaje →
Kubi Normal Akulli

Kubi Normal Akulli

Kube të qëndrueshme që shkrihen ngadalë — pijen e mban të ftohtë pa e holluar shpejt.

Shiko detaje →
Kubi i Madh Akulli

Kubi i Madh Akulli

I pastër si kristali dhe jetëgjatë — ideal për uiski, pije alkoolike apo pije premium.

Shiko detaje →
Gotë Akulli

Gotë Akulli

Shërbe pije me stil — 100% e ngrënshme, 100% akull dhe 100% e paharrueshme.

Shiko detaje →
HACCPHACCP
Food GradeFood-Grade
Cold-ChainCold-Chain

Ku Mund të Na Gjeni

Ne furnizojmë markat më të njohura në Shqipëri — rrjete supermarketesh, kafe dhe stacione karburanti, si edhe 50+ dyqane lokale.